Ferguson: Këtë vit titulli është i yni
Menaxheri i Manchester Unitedit, Alex Ferguson, pohon se skuadra e tij do të dalë më e fortë se rivali lokal Manchester City në garën për titullin e Ligës Premier në sezonin e ri.
Ekipi i Roberto Mancinit “ua mori nga dora” titullin Djajve të Kuq në sezonin e kaluar, ndërsa Sir Alex është i gatshëm për rikthim.
“Nëse shikoni në të kaluarën, do të vëreni se kemi ditur të kthehemi. Arsenali na mori titullin në vitin 1998, por ne festuam në sezonin e ardhshëm”.
“Ndërsa pastaj pasuan vitet kur Chelsea e fitonte kampionatin, por ne u kthyem dhe u bëmë sërish kampionë”.
“I pranojmë sfidat dhe dimë si t’u dalim në krye”, ka thënë Ferguson për The Sun.
Category: Futboll
0 Komente