Ferguson konfirmon interesimin në Lucas

dardanmiftari | Monday, July 23, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka konfirmuar se klubi është i interesuar të nënshkruajë me Lucas Moura nga Sao Paolo.

Oferta e parë e United në vlerën e 27 milionë funteve raportohet se është refuzuar nga klubi brazilian, por Djajtë e Kuq pritet të vijnë me një ofertë të re të përmirësuar.

19-vjeçari vazhdimisht është lidhur me një transferim te United, edhe pse deri tash nuk ka pasur asnjë konfirmim nga asnjëra palë.

“Ne nuk kemi arritur ende një marrëveshje. Ne kemi shfaqur interesim. Derisa të arrijmë marrëveshje nuk mund të themi se ai është i yni”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...