Galatasaray në garë për Taiwo
Mbrojtësi i Milanit, Taye Taiwo, është bërë shënjestër e klubit turk, Galatasaray.
27-vjeçari iu bashkua Rossonerëve në verën e kaluar nga Olympique de Marseille, mirëpo nuk la përshtypje në San Siro duke u huazuar në pjesën e dytë të sezonit te QPR.
Këtë afat kalimtar pritet që ai të largohet nga Milani, ndërsa Galatasaray i është bashkuar garës për shërbimet e tij.
Benfica dhe Dynamo Kievi janë ndër klubet tjera të interesuara për nigerianin.
Category: Futboll
0 Komente