Haye nokauton Chisoran

dardanmiftari | Sunday, July 15, 2012 | 0 Komente

David Haye e ka përfunduar me nokaut sfidën ndaj rivalit të tij britanik, Dereck Chisora, përpara më se 30.000 spektatorëve në Upton Park.

Haye e fundosi kundërshtarin e tij në raundin e pestë. “Kam dërguar një mesazh shumë të frikshëm. Do të befasohesha nëse Vitali Klitschko dëshiron të luftojë me mua pas kësaj”, ka thënë Haye, duke shtuar se kampioni në fuqi nga frika “do të pensionohet dhe do të bëhet politikan”.

Kjo përballje ishte organizuar për të sistemuar një armiqësi që filloi në një konferencë për media në Munih në muajin shkurt pas humbjes së Chisoras me pikë nga Klitschko.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...