Hulk, lojtari më i kërkuar në Evropë
Sulmuesi i Portos, Hulk, është lojtari më i kërkuar në Evropë, gjithnjë sipas agjentit të sulmuesit brazilian.
Pinto Da Costa, presidenti i Portos kishte aluduar së fundmi se nuk kishte marrë oferta për Hulk, por agjenti i tij flet ndryshe. 25 vjeçari sipas agjentit të tij është futbollisti më i kërkuar në Evropë.
“Ai kurrë nuk ka thënë se dëshiron të largohet nga Porto dhe nuk e ka shprehur këtë as jashtë as brenda fushe”.
“Ai është lojtari më i mirë në botë dhe është futbollisti më i kërkuar në Evropë. Dua që ai të luajë në Ligën Premier, e ka momentin”, ka deklaruar Teodoro Fonseca.
Category: Futboll
0 Komente