Ibra: PSG më i mirë se Milani
Që në ndeshjen debutuese për Paris Saint-Germainin, Zlatan Ibrahimovic e harroi ish-skuadrën e tij duke thënë se klubi francez është më i mirë se Milani.
Në një miqësore të zhvilluar në Washington kundër DC United, suedezit iu deshën vetëm tri minuta për të shënuar.
I pyetur nga gazetarët nëse PSG është superior ndaj Milanit, Ibra është përgjigjur thjeshtë: “Po”.
Më tej, nga ai është kërkuar që ta shpjegojë më mirë këtë qëndrim, dhe fjalët e sulmuesit ishin: “Sepse kanë humbur dy lojtarët më të mirë”.
Category: Futboll
0 Komente