Interi në kontakte me Cavanin

dardanmiftari | Wednesday, July 04, 2012 | 0 Komente

Interi është në kontakte me përfaqësuesit e sulmuesit të Napolit, Edinson Cavani, shkruajnë mediat italiane.

Sportmediaset bën të ditur se kampi i Cavanit është në Itali këtë javë për të biseduar me drejtuesit e Napolit, Aurelio de Laurentiis dhe Riccardo Bigon, për një kontratë të re.

Por ata e kanë shfrytëzuar qëndrimin në Itali edhe për të kontaktuar me Interin për situatën e sulmuesit uruguaian, edhe pse thashethemet për një takim të djeshëm në Milano janë hedhur poshtë.

Me Interin që po e pastron skuadrën nga lojtarët si Diego Forlan, Luc Castaignos, Dejan Stankovic, Douglas Maicon dhe Julio Cesar, do të ketë hapësirë për ofertë më të mirë për lojtarë të nivelit të Cavanit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...