Interi nënshkruan me Del Pieron e ri
Interi ka nënshkruar me Del Pieron e ardhshëm të futbollit italian.
Yago del Piero, i cili përveç mbiemrit nuk ka ndonjë lidhje tjetër me yllin e Juventusit, Alessandro del Piero, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Interin.
“Sapo kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale dhe jam i ngazëllyer. Është viti im i pestë te Interi pas kohës time te Treviso”.
“Nuk e di nëse ka ndonjë lidhje familjare me Alessandron, por ai është një shembull për t’u ndjekur”, ka thënë Del Piero i ri.
Category: Futboll
0 Komente