Julico Cesar kërkohet nga Roma

dardanmiftari | Friday, July 20, 2012 | 0 Komente

Portieri i Interit, Julio Cesar, është duke joshur interesimin e Romës.

Braziliani është lidhur me Romën si zëvendësim për Maarten Stekelenburg.

Sky Sport Italia shkruan se aktualisht portieri i parë i Romës, Stekelenburg, është jo në formë.

Holandezi ka dështuar në para-sezon gjatë metodave të reja stërvitore dhe teknike nën drejtimin e trajnerit të ri Zdenek Zeman, pjesërisht me kërkesat shtesë rreth daljeve të tij nga zona me top.

Giallorossët e shohin Cesar si një portier më të mirë, kjo falë përvojës së tij më të madhe, derisa kërkojnë të ndërtojnë një ekip që do të luftojë për trofe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...