Juve nuk heq dorë nga Jovetic

dardanmiftari | Tuesday, July 31, 2012 | 0 Komente

Juventusi nuk dorëzohet në garën për të nënshkruar me sulmuesin e Fiorentinës, Stevan Jovetic, edhe pse Viola nuk dëshiron ta shesë 22-vjeçarin.

Kampionët e Serie A dëshirojnë të shtojnë një emër të njohur në repartin e sulmit këtë verë, dhe në mesin e emrave që përmendet është edhe Jovetic.

Megjithatë, pasi fillimisht kishte kërkuar 30 milionë euro për malaziasin, Firoentina tash i ka thënë lojtarit se nuk dëshiron ta shesë.

Megjithatë Juve ende shpreson ta sjellë sulmuesin në Torino dhe pret të gjenerojë fonde nga shitja e Reto Ziegler dhe Felipe Melo, para se të kthehet me një ofertë më të mirë për Jovetic.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...