Juve përgatit 25 milionë për Jovetic

dardanmiftari | Friday, July 20, 2012 | 0 Komente

Juventusi është duke përgatitur një ofertë të re në vlerën e 25 milionë eurove për Stevan Jovetic.

Kampionët e Serie A synojnë ta forcojnë sulmin në prag të fillimit të sezonit të ri, dhe e kanë etiketuar 22-vjeçarin Jovetic si një shtesë të përkryer.

Biankonerët shpresuan që një ofertë në vlerën e 13 milionë eurove plus Alessandro Matri dhe Michele Pazienza, do të ishin të mjaftueshëm ta bindin Fiorentinën të heqë dorë nga lojtari.

Por, Viola ia ka bërë të qartë Juventusit se nuk është e interesuar në ndonjë marrëveshje shkëmbimi lojtarësh dhe ka vënë një çmim prej 30 milionë euro për lojtarin.

Zonja e Vjetër tash është duke përgatitur një ofertë të re për sulmuesin dhe është e gatshme të paguajë 25 milionë euro. Për lojtarin nga Mali i Zi interesim ka shprehur edhe Milani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...