LO: Xhudistja saudite lejohet të garojë me shami

dardanmiftari | Tuesday, July 31, 2012 | 0 Komente

Xhudistja nga Arabia Saudite, Wojdan Ali Seraj Abdulrahim Shaherkani, do të jetë pjesë e garës olimpike pasi i është lejuar të mbajë shaminë me një dizajn të veçantë.

Sportistja ishte një prej dy vajzave saudite që udhëtuan në Londër pasi Komiteti Ndërkombëtar Saudit loboi te mbretëria Islamike për t’i dhënë fund refuzimit për të dërguar femra në lojëra.

Por ajo tha se do të garojë vetëm në se i lejohet ta mbajë mbulesën e kokës, dhe zyrtarët e xhudos fillimisht refuzuan, duke thënë se kjo do të ishte e rrezikshme.

Por, zëdhënësi i Komitetit Kombëtar Olimpik Saudit ka thënë se ata, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik dhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos janë pajtuar për një formë të pranueshme të shamisë.

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...