Mancini: Balotelli mund të bëjë gjithçka

dardanmiftari | Monday, July 30, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se qielli është limiti për Mario Balotellin.

“Mendoj se ai ia doli mirë në Euro. Po ashtu shpresoj që ato paraqitje t’i ndihmojnë atij të përmirësohet. Mendoj çdo herë kur ai luan mirë, si në Euro, është e rëndësishme për të pasi kjo i ndihmon atij me sjelljen. Pastaj ai mund të kuptojë se, nëse ai përmirëson sjelljet, ai mund ta bëjë më mirë punën e tij”.

“Me trupin dhe qasjen e tij, mendoj se ai mund të luajë si sulmues ose si anësor, andaj mendoj se ai mund të luajë në çdo pozitë. Ndoshta, për mua, ai është më i mirë si sulmues i parë. Por ne kemi katër sulmues, dhe nga këta katër sulmues vetëm Mario mund të luajë në krah”, ka deklaruar Mancini për Daily Mail.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...