Maxi Lopez lojtar i Sampdorias
Sampdoria ka arritur marrëveshje me Catanian për transferimin e sulmuesit Maxi Lopez në formë huazimi njëvjeçar.
Argjentinasi e kaloi gjysmën e sezonit të kaluar te Milani, mirëpo Rossonerët vendosën të mos e blinin.
Klube, si Parma dhe Napoli, janë shprehur të interesuar për 28-vjeçarin, mirëpo skuadra e porsapromovuar në Serie A e ka fituar garën për nënshkrimin e tij.
“Cataniaa njofton se është arritur një marrëveshje me Sampdorian për huazimin e Maximiliano Gaston Lopez, me opsionin për ta blerë atë”.
“Transferimi varet nga kompletimi i ekzaminimeve mjekësore”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga klubi sicilian.
Category: Futboll
0 Komente