Messi: Do t’ia kthejmë trofetë Barcës

dardanmiftari | Thursday, July 19, 2012 | 0 Komente

Lionel Messi është i vendosur t’i kthejë trofetë në Barcelona gjatë këtij sezoni.

Messi beson se shenjat e hershme të stërvitjeve para-sezonale janë se Tito Vilanova mund të ndërtojë atë çfarë para-ardhësi i tij Pep Guardiola e arriti në Nou Camp.

“Ajo çfarë Tito Vilanova ka bërë në këto dy ditë (të stërvitjeve para-sezonale) është saktësisht ajo çfarë Pep bëri në katër vitet e tij. Të njëjtët njerëz që punojnë shumë kanë mbetur, gjithçka është e barabartë dhe ne fitojmë në të njëjtën mënyrë”.

“Unë nuk synoj të mposht nivelin tim të golave. Ky nuk është objektivi im. Objektivi im është të fitoj tituj dhe kjo është fundamentale për ne”.

“Çdo vit është i vështirë. Real Madridi fitoj ligën vitin e kaluar dhe këtë sezon do të jetë shumë vështirë. Objektivi jonë është të luftojmë deri në fund. Këtë vit do të jetë njëjtë”, ka thënë Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...