Messi ndihmon tifozin e Realit

dardanmiftari | Sunday, July 29, 2012 | 0 Komente

Ndeshja e Barcelonës në Kasablanka të Marokut nuk ishte thjesht një sfidë ku katalanasit realizuan fitore me tetë gola. Ishte edhe një ndeshje ku futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave e tregoi edhe njëherë nivelin e tij të humanitetit.

Pas përfundimit të takimit, Lionel Messi u afrua pranë tifozit me aftësi të kufizuara, Al Mahdi Al Jouhari, i cili është tifoz i flakt i Real Madridit.

Por, nuk ishte kjo arsyeja pse Messi iu afrua marokenit. Superylli i Barcelonës është idhulli i tifozit të Realit, i cili është me aftësi të kufizuara. Messi iu afrua, e përqafoi dhe ia dhuroi fanellën e tij.
Për më shumë, Al Jouhari i tregoi Messit se ëndërron ta shikojë një El Clasico, pasi nuk i ka pasur deri tani mundësitë ta realizojë ëndrrën e tij. Messi e tregoi edhe njëherë shpirt mirësinë e tij, që pavarësisht se është tifoz i Realit, i ka premtuar se do të aranzhojë gjithë udhëtimin e tij në Camp Nou për sfidën e Superkupës së Spanjës.

Al Jouharit besohet t’i ketë buzëqeshur fytyra në ato momente, pasi lojtari i tij i preferuar, shprehu dëshirën për t’ia realizuar ëndrrën e madhe, kur kjo nuk është asgjë tjetër, pos një vërtetim për njerëzimin, se edhe pasanikët, yjet futbollistike, janë të barabartë me të gjithë njerëzit e tjerë. Dhe këtë e bëri Lionel Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...