Milani ishte i madh edhe pa Ibran e Silvan dhe i tillë do të mbetet

dardanmiftari | Sunday, July 29, 2012 | 0 Komente

Riccardo Montolivo ka qartësuar se Milani vazhdon të mbetet klub i madh, përkundër largimit të Zlatan Ibrahimovicit dhe Thiago Silvas këtë verë.

Rossonerët i shitën dy lojtarët kyçë te Paris Saint-Germaini këtë verë, ndërsa paraprakisht larguan veteranët Gennaro Gattuso, Clarence Seedorf, Filippo Inzaghi, Gianluca Zambrotta e Alessandro Nesta.

“Nuk mendoj se Milani po vuan. Është e qartë se klubi ka humbur dy lojtarë fenomenalë”.

“Por, ky ishte klub i madh përpara ardhjes së Ibrahimovic dhe Thiago dhe do të mbetet i madh pa ta”, ka thënë mesfushori për Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...