Nasri i suspenduar tri ndeshje nga kombëtarja
Mesfushori, Samir Nasri, është goditur nga një suspendim prej tri ndeshjesh moslojë për kombëtaren franceze nga Federata Franceze e Futbollit (FFF), pas sjelljes së tij kontraverse gjatë kampionatit evropiane, Euro 2012.
Pos Nasrit, me një ndeshje është dënuar edhe Jeremy Menez për shkak të sjelljeve jo të mira në grup, ndërsa me vërejtje të vogla kanë shpëtuar Hatem Ben Arfa dhe Yann M’Vila, të cilët po ashtu u dyshua se e kishin përçarë grupin.
Nasri njihet për sjelljen e tij katastrofale ndaj një gazetari, të cilit i kërkoi rrahje pas pyetjes për elminimin nga Spanja në çerekfinale.
Category: Futboll
0 Komente