Nuk ka ofertë të Chelseat për Hulk
Presidenti i Portos, Nuno Pinto da Costa, duket se është lodhur nga gazetarët të cilët e pyesin për të ardhmen e Hulk.
Sulmuesi brazilian raportohet se është caku kryesor i Chelsea, edhe pse Pindo da Costa thotë se asnjë ofertë konkrete nuk ka arritur në adresë të tij për lojtarin.
“Nuk di se pse më pyesni për Hulk dhe nuk pyesni për Helton ose Moutinhon, James (Rodriguez), Maicon dhe të gjithë të tjerët.
“Hulk nuk është më ndryshe se të tjerët. Deri në këtë moment nuk ka pasur asnjë propozim te Porto për Hulk”, ka thënë Pinto da Costa.
Category: Futboll
0 Komente