Objektivi i Bayernit – titujt

dardanmiftari | Sunday, July 15, 2012 | 0 Komente

Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka deklaruar se bavarezët dëshirojnë t’i japin fund periudhës së patrofeshme, e cila po i shoqëron që nga viti 2010.

Klubi më i madh gjerman e mbylli sezonin 2011/2012 pa asnjë trofe duke përfunduar i dyti në Bundesliga (pas Borussia Dortmund), duke luajtur në finale të DFB-Pokal (ndaj Borussia Dortmund) dhe në finale të Ligës së Kampionëve (ndaj Chelseat).

“Objektivi ynë është i qartë: ne duam të fitojmë tituj”, ka thënë Rummenigge për Bild.

Ndërsa sa i përket afatit kalimtar, ai ka theksuar se nëse trajneri Jupp Heynckes dhe drejtori sportiv, Matthias Sammer, kërkojnë lojtarë të rinj, atëherë bordi i klubit do të merret me këtë punë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...