Pardew: Italia ka lojë më të mirë se Spanja

dardanmiftari | Sunday, July 01, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Newcastle United, Alan Pardew, mendon se Italia ka më tepër shumëllojshmëri të lojës në krahasim me Spanjën.

“Rrugës për në finale, Italia e ka bërë atë që bën zakonisht – bëhet më e mirë pas fillimit të ngadalshëm”.

“Ata merituan fitoren ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalen e të enjtes... Me pasimet e gjata të Pirlos, ata kishin përzierje më të mirë të lojës sesa gjermanët, por edhe se spanjollët”.

“E di se Pirlo e ka luajtur atë rol për një kohë të gjatë, por të përdorësh një lojtar të tillë kreativ në një pozitë më të thellë, është një nga ato koncepte që mund të arrihen – nëse mund të gjesh lojtarin e duhur me aftësi për të diktuar tempin e lojës”, ka deklaruar Pardew për The Independent.

Nga ana tjetër, sipas tij, një ditë më tepër që ka pasur Spanja për përgatitje mund të jetë vendimtare për rezultatin e finales.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...