Pato: Udha mbarë Ibrës
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka reaguar në mënyrë filozofike ndaj tashmë largimit të Zlatan Ibrahimovicit nga Milani, duke aluduar se edhe ai mund të largohet pas skadimit të kontratës në vitin 2014.
Rossonerët besohet se kanë pranuar një ofertë prej 60 milionë eurosh për Thiago Silvan dhe Zlatan Ibrahimovic, por Pato ndjen se Milani është ende ekipi më i fortë në Serie A, edhe pa dy yjet e ekipit.
“Të gjithë janë zotët e vetvetes. Milani është ende favorit për titull, së bashku me Juventusin dhe Interin”.
“Synimi është të fitojmë sa më shumë që kemi mundësi deri në fund të kontratës time. Unë po ndihem mirë”, ka thënë Pato.
Category: Futboll
0 Komente