Pazzini dhe Cesar jashtë ekipit të Europa League
Giampaolo Pazzini dhe Julio Cesar duket se janë në rrugë drejt largimit nga Interi pasi janë lënë jashtë ekipit të Europa League.
Veterani brazilian duket i tepërt në kërkesat e Interit pas arritjes së Samir Handanovic nga Udinese, dhe është lidhur me një kalim te Tottenham Hotspur dhe Roma.
Në anën tjetër Pazzini së fundi deklaroi vetë se nuk sheh të ardhme me Interin, edhe pse ende nuk ka pasur ndonjë interesim tjetër nga klubet tjera. Së fundi u tha se Juventusi mund të jetë një prej destinacioneve të ardhshme tij.
AS sulmuesi i ri Luc Castaignos nuk është përfshirë në ekip, pasi pritet të transferohet te Twente në ditët e ardhshme.
Ndeshjen e parë në Europa League Interi e zhvillon më 2 gusht kundër kroatëve të Hajdukut.
Category: Futboll
0 Komente