Për herë të parë Spanja duket e mposhtshme

dardanmiftari | Sunday, July 01, 2012 | 0 Komente

Diego Maradona mendon se Italia e ka rastin që të triumfojë në finalen e Kievit të dielën mbrëma.

Spanja është favorite për të fituar në Euro 2012, por legjenda argjentinase pohon se pas fitores ndaj Gjermanisë, italianët duken mjaft të frymëzuar për triumf.

“Kush do ta kontrollojë mesin e fushës do ta fitojë ndeshjen”.

“Për herë të parë ekipi spanjoll duket i mposhtshëm, sepse italianët kanë vetëbesim dhe janë të frymëzuar”.

“Mirëpo, të mos nënvlerësojmë krenarinë e lojtarëve kampionë bote, si Iniesta, Casillas, Xabi Alonso, Xavi, Ramos dhe dëshirën e tyre për të fituar një turne të tretë të paparë kombëtar radhazi”, ka shkruar Maradona në kolumnën e tij në Times of India.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...