Pranohet oferta e PSG për Ibrën dhe Thiago Silvën

dardanmiftari | Thursday, July 12, 2012 | 0 Komente

Paris Saint-Germain është shumë pranë një transferimi sensacional të dyfishtë në vlerë prej 60 milionë eurosh të dy lojtarëve më të mirë të Milanit, Thiago Silva dhe Zlatan Ibrahimovic.

Zëvëvndëspresidenti Adriano Galliani që një kohë të gjatë është duke e kërkuar këtë moment, që të përfitojë nga shitja e yjeve të mëdha të klubit.

Dhe, pasi presidenti Berlusconi kishte ndërhyrë që të mos pranohej oferta prej 46 milionë eurosh për Thiago Silvën nga PSG muaj më parë, është tani një ofertë tjetër prej 60 milionë eurosh ajo që ka bindur Adriano Gallianin që të nënshkruajë largimin e Ibrës dhe Silvës.

Largimi i Silvës dhe Ibrës më shumë vjen për shkak të pagave të tyre të larta të pa përballueshme për Milanin dhe kështu, që të dy lojtarët janë tashmë në bisedime me klubin francez për të nënshkruar kontratat e reja.

Për Milanin do të jetë shumë e vështirë, mos të themi e pamundur që të zëvëndësojë Thiago Silvën, por Rossonerët shpresojnë që në sulm të sjellin forca të reja me emra si Tevez, Edin Dzeko apo Mattia Destro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...