Raiola: Hamsik duhet të largohet nga Napoli

dardanmiftari | Friday, July 20, 2012 | 0 Komente

Agjenti i Marek Hamsik thotë se mesfushori duhet të largohet nga Napoli.

Mino Raiola mendon se Hamsik tashmë e ka treguar veten në Serie A dhe ka nevojë të kalojë në një kampionat më të fuqishëm.

“Marek është një lojtar i madh. Nëse ju mendoni si një lojtar i madh atëherë ju duhet ta testoni veten në një ambient të ri për të dëshmuar vlerën tuaj”.

“Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk pajtohet, por unë nuk pajtohem me të. Presidentët duhet ta kuptojnë se ata nuk mund ta shtrydhin deri në pikën e fundit një lojtar...”, ka thënë Raiola për Radio CRC.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...