Raiola: Ibra ende larg PSG-së

dardanmiftari | Friday, July 13, 2012 | 0 Komente

Mino Raiola, agjenti i sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se ylli Rossoner është ende shumë larg arritjes së marrëveshjes me Paris Saint-Germain.

Një numër spekulimesh të mediave franceze dhe italiane kishin bërë të ditur se Ibrahimovic tashmë është lojtar i Milanit, por kështu nuk mendon Raiola.

“Ibra te PSG? Ne jemi pranë marrëveshjes, ashtu siç është Kina me Amerikën. Nuk kemi arritur marrëveshje. Ju djemt në Itali po bëni shumë gjëra palidhje në media. Marrëveshja është larg. PSG duhet të dijë se po e merr më të mirin. Unë do të takohem me Leonardon. Të shohim çfarë ndodh”, është shprehur Raiola për Sportmediaset.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...