Raiola mbron Gallianin rreth shitjes së Ibras

dardanmiftari | Thursday, July 19, 2012 | 0 Komente

Agjenti i Zlatan Ibrahimovic, ka mbrojtur zëvendëspresidentin e Milanit, Adrino Galliani, rreth shitjes së lojtarit te Paris Saitn-Germain.

“Galliani është një person i sinqertë, i drejtë dhe i ndjeshëm. Ai është i dëshpëruar që ka humbur dy lojtarë të mëdhenj, si Ibrahimovic dhe Thiago Silva. Unë kam biseduar shumë me Rossonerët, shitja e propozuar e Ibrahimovic filloi në janar kur PSG nënshkroi me Maxwell”.

“Gjërat kanë ndryshuar në Itali, top lojtarët më nuk shkojnë atje, por ne mund të zhvillohemi, Ibra gjithmonë ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Milani, por personalisht, kurrë nuk kam thënë se ai do ta mbyllë karrierën me Rossonerët”.

“Zlatan ishte i bindur të qëndronte (në janar) por unë nuk isha i bindur”, ka thënë Raiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...