RFEF heq suspendimin e Mourinhos për sulmin mbi Vilanovan

dardanmiftari | Tuesday, July 10, 2012 | 0 Komente

Federata Spanjolle e Futbollit e ka hequr suspendim prej dy ndeshjesh në Superkupë për trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho.

Vendimi ka ardhur si pasojë e amnistisë së përgjithshme – është thënë në një komunikatë të lëshuar nga RFEF pas një mbledhjeje të mbajtur të martën në Madrid.

Kujtojmë, portugezi u dënua për shkak të sulmit mbi asokohe ndihmëstrajnerin (tash trajnerin) e Barcelonës, Tito Vilanova.

Amnistia e ka përfshirë edhe trajnerin aktual të Barcës, i cili është liruar nga suspendimi prej një loje për reagimin e tij.

Kjo do të thotë se të dy trajnerët do të mund t’i drejtojnë skuadrat e tyre në muajin e ardhshëm kur, Real Madridi dhe Barcelona do ta zhvillojnë ndeshjen e Superkupës së Spanjës që paralajmëron fillimin e sezonit të ri në La Liga.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...