Romeu mund të kthehet te Barca

dardanmiftari | Wednesday, July 11, 2012 | 0 Komente

Mesfushori spanjoll, Oriol Romeu, ka thënë se mund të kthehet te Barcelona pas sezonit të kaluar te Chelsea. 20-vjeçari u largua nga Blaugranët në verën e vitit 2011, mirëpo ata e kanë opsionin e kthimit të tij.

“Kthimi te Barcelona është një opsion. Barca e ka opsionin e riblerjes. Unë u largova nga klubi duke ditur rreth kësaj. Nëse ata duan ta shfrytëzojnë atë opsion, atëherë duhet të më njoftojnë”.

“Nëse Tito dëshiron që unë t’i bashkohem, do të flas me të dhe do të mendoj”.

“Gjithmonë kam qenë një tifoz i madh i klubit (Barcelona). Falë tyre jam këtu ku jam, por minutazhi i lojës është vendimtar”, ka thënë Romeu për Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...