Silva: Serie A mbetet një ligë e madhe

dardanmiftari | Tuesday, July 31, 2012 | 0 Komente

Thiago Silva thotë se Serie A mbetet një garë e rëndësishme, pavarësisht largimit të yjeve si ai dhe Zlatan Ibrahimovic.

Ish-lojtari i Milanit u transferua te Paris Saint-Germain këtë verë, dhe do të shoqërohet në kryeqytetin francez edhe nga ish-sulmuesi i Napolit, Ezequiel Lavezzi. Por Thiago Silva mbetet i bindur se futbolli italian vazhdon të jetë në mesin e ligave më të mira në botë.

“Serie A nuk është një ligë e dobët përnjëherë. Futbolli italian mbetet një produkt shumë i suksesshëm, që ka inspiruar njerëzit në gjithë botën”, ka thënë Silva për Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...