Vilanova: Nuk jam armik me Mourinhon
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka deklaruar se ai nuk ka ndonjë armiqësi me rivalin e tij të Real Madridit, Jose Mourinho.
Dyshja ishin përfshirë në një përplasje vitin e kaluar në Superkupë, pasi portugezi ia futi gishti në sy aso kohe ndihmësit të Pep Guardiolës. Por, tash i caktuar si kryetrajner, Vilanova dëshiron ta harrojë incidentin.
“Nuk mendoj se kam raporte të këqija me Mourinhon. Është e lodhshme që edhe pas një viti ne ende flasim për këtë (incidentin). Pranoj vendimin [për t’ia falur Mourinhos] si profesionist”, ka thënë Vilaova.
Category: Futboll
0 Komente