Wenger: Mund të luftojmë për titull

dardanmiftari | Friday, July 20, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se ekipi i tij ende mund të luftojë për titullin e Ligës Premier, edhe pse nuk është në gjendje t’i arrijë shpenzimet financiare të rivalëve të vet.

“Së pari, duhet të them se duke mos qenë në gjendje të arrini harxhimet e klubeve të pasura, nuk do të thotë se ju nuk jeni në gjendje të garoni me ta në fushë”.

“Kur për të parën herë erdha në Angli, kjo pyetje nuk ekzistonte. Çdo klub lëvizte me resurset e veta”.

“Chelsea dhe Man City tash janë problem i ri. Por me këtë ambient të ri financiar, ajo çfarë nuk ka ndryshuar aspak është politika jonë për të qenë sa më ambiciozë dhe për të harxhuar paratë që kemi në një mënyrë inteligjente dhe të mençur”, ka thënë Wenger për mediat kineze.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...