Zoff: Buffon e Casillas do ta vendosin finalen

dardanmiftari | Sunday, July 01, 2012 | 0 Komente

Portieri legjendar italian, Dino Zoff, mendon se fati i finales së Euro 2012 është në duart e dy portierëve, Gianluigi Buffon dhe Iker Casillas.

“Buffon dhe Casillas? Kjo përballje do të jetë vendimtare. Është vështirë të thuhet se sa”.

“Gjithçka do të varet se çfarë lloj loje do të kemi”.

“Ne (Italia) ndoshta nuk jemi favoritë në letër, por i kemi fituar ndeshjet e fundit të mëdha, ndërsa ata kaluan Francën dhe Portugalinë, duke luajtur jo edhe aq mirë”.

“A janë ata në zbehje? Padyshim që jo, por ata kanë pasur më shumë vështirësi sesa ne”, ka thënë Zoff për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...