Zyrtare: Canales dhe Gago lojtarë të Valencias

dardanmiftari | Friday, July 20, 2012 | 0 Komente

Valencia ka konfirmuar transferimin e dy lojtarëve nga Real Madridit, atë të mesfushorëve, Sergio Canales dhe Fernando Gago.

Transferi i Gagos për shumën e pesë milionë eurove është finalizuar gjatë të enjtës, ndërsa sot gjatë ditës Valencia arriti të zyrtarizojë edhe kalimin e Caneles në Mestalla.

Shuma e transferimit të Canales është 10 milionë euro, me një klauzolë prej 12 milionë eurosh në rast se Real Madridi dëshiron ta rikthejë atë në ekip.

Kështu, klubi mbretëror ka arritur të pastrojë me sukses lojtarët tepricë të skuadrës në mesfushë, duke shitur tri prej tyre, Altintop, Gagon dhe Canales, kurse pritet transferimi i Luka Modric në Bernabeu.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...