3 italianë për stolin e Tiranës (FOTO LAJM)

Unknown | Wednesday, August 29, 2012 | 0 Komente

Pierpaolo Bisoli
Giuseppe Scienza
Pierpaolo Tramezzani
Pa kaluar pak orë nga largimi zyrtar i Julian Rubio, kanë dalë emrat e parë për stolin e mbetur bosh të Tiranës. Është më shumë se e qartë, që zëvendësuesi i Rubios do të jetë përsëri i huaj.

Tre italianë janë kandidatë potencialë për pankinën bardheblu. Bisoli, Scienza e Tramezzani janë emrat e italianëve për pankinën, shkruan e përditshmja sportive "Panorama Sport".

Tashmë tratativat me ta kanë filluar dhe klubi do të vijojë edhe për disa ditë, për të parë se me cilin prej tyre marrëveshja do të jetë më pranë. Prej ditësh klubi ka menduar për një trajner të ri, duke qenë se e kishin pak a shumë të qartë që me spanjollin akordi ishte i largët.

Në fakt, ai që preferohet më tepër është i pari, Pierpaolo Bisoli. Trajneri 45-vjeçar, i cili ka lindur në Bolonja, ka një karrierë relativisht të pëlqyeshme. Ai ka drejtuar skuadra si Prato, Folinjo, Cesena, Cagliari dhe kulmin e ka arritur me Bolonjën.

Por as Giuseppe Scienza nuk mbetet pas. Edhe ky është po 45-vjeç dhe gjatë karrierës së tij si trajner ka drejtuar ekipe si Pro Patria, Novara, Torino (që të tria ekipe moshash), por edhe Lenjanon, Viarexhon dhe Breshian në vitin 2011.

Pista e tretë është ajo e Paolo Tramezzanit, i cili në moshë është më i ri se dy të parët, vetëm 42-vjeç, mirëpo karriera e tij si drejtues nuk ka shkuar më larg se zëvendës. Ai aktualisht është numri dy i stolit të përfaqësueses shqiptare.

Bisedimet do të vijojnë dhe mendohet se brenda dy javëve do të ketë një emër konkret për stolin kryeqytetas. Por nuk mund të përjashtohet edhe opsioni i një trajneri vendës, ku më i përmfoluri është Krenar Alimehmeti.

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...