Agger: Më pëlqen Barcelona
Mbrojtësi i Liverpoolit, Daniel Agger, ka pranuar se Barcelona është klubi i vetëm që mund ta lëkundë atë për t’u larguar nga Anfield Road.
Mbrojtësi danez po lidhet me një kalim te Manchester City, por ai këto spekulime i ka përgënjështruar duke cilësuar serioz vetëm një interesim të mundshëm të Barcelonës.
“Barcelona do të ishte mrekulli. Është ekip që do të më bënte të vështirë të qëndroj te Liverpooli. Klubi dhe qyteti ka qenë i mirë me mua gjatë kohës sa kam qëndruar në Anfield. Gjithçka shkoi mirë dhe unë gjithmonë kam pasur respekt nga njerëzit përreth klubit dhe nga tifozët e Liverpoolit”.
“Unë gjithmonë e kam konsideruar nder të madh të luaj për Liverpoolin dhe ndjenja është forcuar nga njerëzit këtu të cilët kanë qëndruar prapa ekipit dhe prapa meje, madje edhe atëherë kur gjërat nuk shkuan si duhet për ne. Ju kuptoni sa i madh është klubi dhe se sa e duan tifozët klubin në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Janë ndeshje të veçanta dhe shpresojmë se do të mund të rikrijojmë këto netë së shpejti”, ka deklaruar Agger.
Category: Futboll
0 Komente