AVB të forcojë ekipin pas shitje së Modric
Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, shpreson Luka Modric të kompletojë kalimin te Real Madridi dhe ai të mund të sigurojë një sulmues në ditët në vazhdim.
Portugezi thotë se dëshiron që situata të zgjidhet sa më shpejt ashtu që ai të përdorë fondet për të blerë zëvendësimin për Modric dhe të shtojë edhe një sulmues në ekipin që për momentin në këtë pozitë e ka vetëm Jermain Defoe.
“Është e qartë se ne kemi nxjerrë disa zgjedhje (si zëvendësim për Modric). Ne kemi bërë kontaktet e para me disa klube, por mendoj se para se kjo situatë të zgjidhet, nuk mund të bëjmë asgjë, pasi tashmë kemi një disa lojtarë në atë pozicion”, ka thënë Villas-Boas.
Category: Futboll
0 Komente