Beckenbauer: Kurrë nuk kam dëgjuar për Martinez?
Franz Beckenbauer thotë se nuk e njeh kush është mesfushori i Athletic Bilbao, Javi Martinez, por është i bindur se ai do të dëshmohet një nënshkrim i mirë për Bayern Munichun.
Spanjolli vazhdimisht është lidhur me një transferim te gjigantët e Bundesligës dhe presidenti i klubit, Uli Hoeness, së fundi i ka dhënë dritë jeshile transferimit të lojtarit.
“Javi Martinez? Nuk e njoh atë. Kurrë nuk e kam parë atë duke luajtur. Por ai duhet të jetë shumë i mirë nëse Bayerni është i interesuar për të nënshkruar me të. Ai duhet të jetë lojtar i veçantë, ose Bayerni nuk do të interesohej për të”.
“Sigurisht, ai është shumë i shtrenjtë. Por çfarë është dallimi kur flitni për 30 milionë ose 40 milionë? Bayerni mund ta përballojë këtë”, ka thënë Beckenbauer.
Category: Futboll
0 Komente