Fulham dhe QPR pas Julio Cesar
Dy klubet e Ligës Premier, Fulham dhe QPR, kanë shprehur interesim për portierin e Interit, Julio Cesar.
Daily Mail shkruan se Fulhami i është bashkuar garës për të nënshkruar me 32-vjeçarin, për të cilin interesohet edhe QPR.
Braziliani ishte pjesë kyçe e Interit që fitoi Ligën e Kampionëve dy vite më parë, por nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri Andrea Stramaccioni, që tashmë ka transferuar Samir Handanovic nga Udinese.
Edhe Tottenhami është lidhur me një transferim të 32-vjetarit, për të cilin interesim nga edhe nga disa skuadra braziliane.
Category: Futboll
0 Komente