Gomez përplas krerët e Bayernit

dardanmiftari | Sunday, August 05, 2012 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Bayernit të Munichut, Matthias Sammer, ka mbrojtur sulmuesin Mario Gomez, nga kritikat e ashpra të presidentit, Uli Hoeness.

Kohë më parë Hoeness kishte thënë se në rast se Gomez do të kishte qenë lojtar vërtet i jashtëzakonshëm siç thuhet, Bayerni do ta kishte fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa kjo nuk ka kaluar mirë te drejtori Sammer.

“Fjalët e Hoeness nuk janë mirë që po i dëgjoj. Ne duhet t’i japim më shumë besim Gomezit. Presidenti mund të ketë privilegje të plota dhe një personalitet që ka lënë gjurmë në klubin tonë, por, siç thotë ai, nëse duam të bëjmë një hap nga mirë në shumë mirë, atëherë duhet të jemi të qëndrueshëm në organizim”.

“Gomes do të vazhdojë të luajë për ne edhe pse ai duhet të japë dëshmi për punën që bën”, ka deklaruar Sammer.

Bayerni tashmë ka transferuar edhe dy sulmus të rinj, kroatin Mario Mandzukic dhe Claudio Pizarron.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...