Maradona: Dua të punoj në Kinë
Diego Maradona ka zbuluar se ai dëshiron të drejtojë ndonjë klub në Kinë.
Fituesi i Kupës Botërore 1986 (si lojtar) së fundi ishte trajner i klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Wasl, por u shkarkua pas një serie të rezultateve të dobëta.
“Do të doja të stërvis në Kinë. Do të më pëlqente të kontribuoj për zhvillimin e futbollit të ri kinez”, ka thënë Maradona për China Daily, pas arritje në Pekin, ku do të bëjë një vizite tetë ditore bamirëse.
Category: Futboll
0 Komente