Neymar fantastik, sikur të mos ishte kjo penallti
Ylli brazilian Neymar e ka rikthyer formën e skuadrës së tij Santos. Neymar ka arritur një barazim me Santosin në ndeshjen e Kupës Libertadores ndaj Universidad De Chile.
Neymar ishte i pandalshëm për kundërshtarët por që në një moment ai u bë figura tragjike e ndeshjes kur huqi një penallti për Santosin. Një aksion të filluar nga ai, Neymar e dërgoj deri në fund kur arriti të nxjerrë një penallti të dyshimtë.
Por edhe më keq u bë kur penalltia e ekzekutuar nga Neymar ishte larg realitetit duke goditur lartë mbi portë.
Category: Futboll
0 Komente