Prandelli sheh anët pozitive të disfatës
Cesare Prandelli thotë se ai ka parë shumë pozitivitete në disfatën 2-1 nga Anglia në miqësoren e mbrëmshme.
Daniele De Rossi i dha avantazhin Italisë, por golat nga Phil Jagielka dhe Jermain Defoe përmbysën rezultatin në favor të Anglisë.
“Ne treguam karakter dhe duhet të vazhdojmë me këtë rrugë. Vërtet më ka pëlqyer paraqitja. Disfatat sërish janë disfata, edhe në miqësore, por kam parë shumë gjëra pozitive. Kjo ishte një ndeshje e vyeshme derisa ne përgatitemi për kualifikimet për Botëror”.
“Është e rëndësishme të shohin në brendi për të parë lojtarët e rinj që kanë kualitete të luajnë me ekipin kombëtar. Është e qartë se ata që luajtën në Euro 2012 do të jenë të rëndësishëm për ekipin, por ne duhet të mendojmë edhe për të ardhmen”, ka thënë Prandelli për Rai Sport.
Italia do të fillojë kampanjën kualifikuese për Kupën Botërore me ndeshjen kundër Bullgarisë më 6 shtator.
Category: Futboll
0 Komente