Ronaldo: Penaltitë, punë fati
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka pohuar se penaltitë janë më shumë çështje fati, se sa që ka të bëjë me fuqine mentale apo përgatitjen psiko-teknike.
“Ishte shumë e vështirë ajo që kalova sezonin e kaluar. Së pari, me Realin ndaj Bayernit dhe më pas me Portugalinë në Euro 2012. Me Real Madridin, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, isha unë ai që e godita i pari dhe e humba, ndërsa ndaj Spanjës vendosa të godas i fundit, por as që kam arritur ta godas”.
“Për mua, penaltitë janë punë fati. Kështu, për mendimin tim ishte fatkeqësi që kam pasur aq shumë fat të keq në kohë aq të shkurtër, në momente kruciale. Të gjithë kanë idetë e tyre nëse duan të godasin të parët, apo të fundit, por në fund është gjithçka lotari”, ka deklaruar Ronaldo për ESPN.
27 vjeçari, i cili është pretendenti kryesor për Topin e Artë ka realizuar 46 gola në 38 paraqitje në La Liga gjatë sezonit 2011/2012.
Category: Futboll
0 Komente