SPECIALE: El Clasico – Fakte interesante në numra!

Unknown | Wednesday, August 29, 2012 | 0 Komente

Nuk ka asgjë të njejtë sikur një El Clasico. Së paku dy herë brenda një edicioni e gjithë vëmendja e futbolldashësëve nga mbarë bota sytë i kthen nga Spanja te dy klubet më të famshme spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona.

Klubet nga qyteti kastilian përkatësisht ai katalanas nuk janë të ndara vetëm nga largësia 620km, por ato kanë edhe gjuhë, kulturë dhe politika të ndryshme, ndërsa pamundësia e tyre për të dominuar njëra si e vetme në futboll e bënë rivalitetin edhe më të madh.

Përveç rivalitetit jashtë fushës, edhe brenda saj ka një rivalitet të madh. Te Los Blancos dallohet puna e madhe dhe dinamike e lojtarëve si Sami Khedira, Angel Di Maria apo Gonzalo Higuain, ndërsa te Blaugrana kemi magjinë natyrale Xavi, Iniesta apo Cesc Fabregas. E mos të përmendim këtu betejën personale midis dy lojtarëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

SportShqip.com ju sjellë fakte dhe figura, derisa armiqët e përbetuar janë në pregatitjet e fundit për një tjetër betejë, atë që do ta vendos fituesin e trofeut të parë ketë edicion – Superkupës Spanjolle.

0 - Jose Mourinho nuk ka fituar asnjë El Clasico në Santiago Bernabeu, prej momentit kur erdhi në krye të Real Madridit.
2 - Dy lojtarë, Luka Modric dhe Alex Song mund të bëjnë debutimin e tyre për Realin e Barçen sot. Dyshja në fjalë janë përballur shpesh në të kaluarën në Londër, ku i pari ishte pjesë e Tottenham, ndërsa i dyti lojtar i Arsenalit.
4 - Cristiano Ronaldo u bë lojtari i parë i Real Madridit që shënon gol në katër ndeshje radhazi në Camp Nou. Por, në Santiago Bernabeu superylli portugez ka shënuar vetëm dy gola ndaj Barcelones.
7 - Lionel Messi dhe Dani Alves kanë luajtur në shtatë ndeshjet e fundit të Barçes në Bernabeu pa pësuar humbje.
11 - Fitorja më e thellë në El Clasico ishte ajo e vitit 1943 ku Real Madridi fitonte 11-1 përballë Barcelones.
12 - Në ekipin spanjoll që triumfoi në EURO 2012, 12 lojtarë ishin nga Real Madrid e Barcelona.
13 - Dy klubet spanjolle kanë fituar 13 herë Ligën e Kampionëve, por Katalanasit e kanë fituar tri herë trofeun prestigjioz që nga viti 2002, vit ky kur Merengesët fituan për herë të fundit.
14 - Pasi shënoi nga penalltia në ndeshjen e kaluar, Lionel Messi ka arritur në shifren e 14 golave në El Clasico, duke barazuar rekordin e Cesar.
18 - Alfredo Di Stefano është golashënuesi më i mirë në El Clasico me 18 gola të shënuar. Argjentinasi shumë lehtë mund të kishte përfunduar si lojtar i Barcelones në vitin 1953.
33 - Është numri i lojtarëve që gjatë karrierës së tyre kanë luajtur për të dyja klubet, përfshirë këtu Luis Enrique, Bernd Schuster, Ronaldo e Luis Figo.
53 - Dy rivalët spanjollë kanë fituar së bashku 53 herë titullin në La Liga nga gjithsejt 81 edicione. Reali ka triumfuar 32 herë, ndërsa Barcelona 21.
87 - Real dhe Barça kanë regjistruar nga 87 fitore përballë njëra-tjetrës, që nga ndeshja e parë midis tyre në vitin 1902.
220 - Real Madrid dhe Barcelona kanë zhvilluar 220 ndeshje midis tyre. Kush do të fitoj betejën e 221?

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...