Stramaccioni: Maicon mund të largohet

Unknown | Wednesday, August 29, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka pranuar se Maicon mund të largohet nga Giuseppe Meazza para mbylljes së afatit kalimtar.

Manchester City është klubi më i interesuar për shërbimet e mbrojtësit brazilian, ndërsa Stramaccioni nuk e ka mohuar mundësinë e largimit. “Sa i përket Maiconit, situata ka qenë e qartë që nga fillimi.

Nuk do të jemi të papërgatitur, sepse e kemi Javier Zanettin dhe Jonathan”. “Është e qartë që Maicon ka karakteristika unike dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë deri në mbyllje të afatit kalimtar. Nëse qëndron, do të jemi të lumtur”, ka thënë italiani për Football Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...