Fabregas: E dija çfarë më pret te Barca

dardanmiftari | Thursday, September 13, 2012 | 0 Komente

Cesc Fabregas e ka bërë të qartë se ai ka qenë plotësisht i vetëdijshëm se çfarë e pret atë te Barcelona kur u rikthye në Camp Nou në verën e vitit 2011.

“Duket sikur e gjithë bota përnjëherë ka vendosur të thotë se presioni po shtohet mbi mua... e kam ditur se do të ketë presion për të luajtur kur erdha këtu, nuk jam i marrë”.

“E dija çfarë të pret te Barca. Konkurroj me lojtarë si Xavi, Iniesta dhe Messi. Ata janë më të mirët në botë”.

“Çdo lojtar kalon nëpër kohë të mira dhe kohë të këqija, por ju duhet të luftoni për vendin tuaj. Unë gjithmonë e kam bërë këtë dhe do të vazhdoj ta bëj. Ju duhet t’i pranoni gjërat e caktuara në futboll”, ka thënë Fabregas për Informativos Telecinco.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...