Ibra i sjell fitoren e parë PSG-së
Pas tri barazimeve radhazi, Paris Saint-Germain ka regjistruar fitoren e parë kampionale në Ligue 1 duke fituar në transfertë te Lille me rezultat 2-1.
Më meritori për këtë fitore ishte transferi i sivjetmë i parisienëve, Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi të dy golat e mysafirëve.
Vetëm 26 sekonda pasi filloi ndeshja, sulmuesi suedez pranoi një top nga Jeremy Menez për të kaluar PSG-në në epërsi. Pas një harkimi nga këndi, Aurelien Chedjou barazoi shifrat (12’).
Mirëpo, pas kombinimit me Javier Pastoren, Ibracadabra shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores për PSG-në (21’). Pas katër javësh, Paris Saint-Germain ka grumbulluar gjashtë pikë, nga tri barazime dhe një fitore.

Category: Futboll
0 Komente