Juve shkel Udinen

Unknown | Sunday, September 02, 2012 | 0 Komente

Kampioni i Italisë në fuqi, Juventus, ka shënuar fitore prej 4-1 si mysafir i Udineses në Stadio Communale Friuli.

Pak minuta pas fillimit të ndeshjes, portieri Zeljko Brkic u përjashtua me karton të kuq, ndërsa u akordua penalti në favor të Juventusit, të cilën e shndërroi në gol Arturo Vidal (14’). Në fund të pjesës së parë (45’+1), ish-lojtari i Udines, Kwadwo Asamoah, dërgoi një pasim te Mirko Vucinic, ndërsa malazezi e dyfishoi epërsinë.

I kthyeri te Zonja e Vjetër, Sebastian Giovinco, u gjet mirë në zonë për të shënuar golin e tretë të mysafirëve pas një goditje të Marchisios (53’).

Giovinco u regjistrua përsëri në listën e golashënuesve, pasi realizoi edhe golin e dytë personal, pas asistimit të Andrea Pirlos (71’). Golin e nderit për ekipin vendas e shënoi Andrea Lazzari (78’). Juventusi mban kreun e tabelës në Serie A, me gjashtë pikë të grumbulluara pas dy javësh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...